Bota

Armëpushimi/ Këshilli i Sigurimit i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin

Në fazën e parë të armëpushimit të mundshëm, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve me të paktën tre të liruar çdo javë. 

F.I

Armëpushimi/ Këshilli i Sigurimit i Izraelit miraton marrëveshjen

IZRAEL-Përfaqësuesit e Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen me Hamasin për pengjet dhe armëpushimin në Gaza. Takimi nuk pritej të zhvillohej deri në mbrëmjen e nesërme, por përfundimisht u vendos që të përshpejtohej procedura.

Marrëveshja është miratuar edhe nga kabineti i sigurisë së shtetit hebre, ndërsa tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë para se ajo të hyjë në fuqi. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka udhëzuar autoritetet që të punojnë në përgatitjet për të mirëpritur të gjithë pengjet e ndodhur në enklavën palestineze.

Ndërkohë, përfaqësuesit e familjeve të  pengjeve izraelitë  të mbajtur në  Gaza  u bënë thirrje negociatorëve që të përfundojnë  të gjitha fazat e marrëveshjes sot  dhe të sigurojnë kthimin  e të gjithë të burgosurve. Në fazën e parë të armëpushimit të mundshëm, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve me të paktën tre të liruar çdo javë. 

Në mediat izraelite u publikua lista me 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Lista nuk specifikonte statusin e pengjeve, por Izraeli beson se shumica e 33 janë gjallë. Çdo ditë, sapo pengjet të merren nga trupat e IDF-së dhe familjet të informohen, zyra e kryeministrit do të lëshojë një deklaratë me emrat e robërve të liruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB