Bota

Refuzohet ankesa në Gjykatën e Lartë/ TikTok mbyllet të dielën në SHBA

ByteDance kishte apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin, me arsyetimin se ligji shkel dispozitat për lirinë e fjalës për 170 milionë përdoruesit në SHBA.

k.m.
Refuzohet ankesa në Gjykatën e Lartë/ TikTok mbyllet të
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-së ka vendosur që TikTok të mbyllet deri të dielën. Ligji i miratuar vitin e kaluar përcaktoi se TikTok do të duhej të ndalonte së operuari në SHBA deri më 19 janar 2025, nëse kompania e tij mëmë, ByteDance, nuk i shitej një pronari tjetër.

ByteDance kishte apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin, me arsyetimin se ligji shkel dispozitat për lirinë e fjalës për 170 milionë përdoruesit në SHBA. Por ky argument u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë. Tani qytetarët amerikanë do të duhet që të bëhen gati; nga e diela nuk kanë më TikTok. Pas marrjes së vendimit, Gjykata argumentoi se rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni ose 170 milionë përdoruesit e tij në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, premtoi se mund të negociojë për një zgjidhje, kurse administrata e presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se do ta zbatojë ligjin. Pas marrjes së vendimit, Trump reagoi në "Social Truth" dhe u shpreh se: Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i pritshëm dhe të gjithë duhet ta respektojnë. Vendimi im për TikTok do të merret në një të ardhme jo shumë të largët, por duhet të kem kohë për të rishikuar situatën. Qëndroni të sintonizuar!

Po ashtu, republikani tregoi se kishte zhvilluar edhe një bisedë me presidentin kinez Xi Jinping, me të cilin kishte komentuar edhe çështjen e "TikTok". Edhe pse nuk ndau detaje nga biseda telefonike shtoi se telefonata ishte me tone të mira. 

“Është shpresa ime që ne do të zgjidhim shumë probleme së bashku dhe duke filluar që tani...,”- tha Trump.

TikTok tashmë është i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të aplikacionit përpara se të shpallej i jashtëligjshëm në qershor 2020. Autoritetet në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali gjithashtu kanë vendosur më parë ndalime për aplikacionin. Qeveria dhe Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar e ndaluan TikTok tek personat që janë pjesë e administratës në vitin 2023. Të njëjtin hap ka ndërmarrë edhe Komisioni Europian. Edhe media BBC gjithashtu këshilloi stafin që të fshinte TikTok nga telefonat që përdornin për punë, për shkak se kishin frikë se të dhënat mund të përfundonin në duart e gabuara. 

Por Trump thotë se do ta gjejë një zgjidhje...sigurisht pas 20 janarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB