Bota

Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, i merr "yllin" OpenAI

Marrja e Lachman në ekipin e saj është lëvizja më e bujshme që Murati ka bërë në ekipin e saj.

k.m.
Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, i merr
Mira Murati

SHBA- Mira Murati ka përpara saj sfidën e radhës! Shqiptarja ka nisur një start-up të ri pas largimit nga "Open AI". Por në këtë nismë të re nuk është e vetme. Jonathan Lachman, kreu i mëparshëm i projekteve speciale në OpenAI, u largua për t'iu bashkuar Muratit në një "laborator" të ri kërkimor për inteligjencën artificiale.

Marrja e Lachman në ekipin e saj është lëvizja më e bujshme që Murati ka bërë në ekipin e saj. Që kur u largua nga "OpenAI" në shtator të vitit të kaluar, shqiptarja është e fokusuar në eksplorimin e të ashtuquajturës inteligjencë të përgjithshme artificiale. Sipas mediave të huaja, Murati ka në ekipin e saj rreth 10 studiues dhe inxhinierë në total, të cilët i ka shkëputur nga ekipet e OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind.

Startup-i i saj është ende në fazat e hershme - nuk ka një emër, as produkti.

Murati dhe Lachman nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Murati u largua nga OpenAI më pak se një vit pasi CEO Sam Altman u shkarkua nga bordi i drejtorëve të kompanisë në fund të vitit 2023.

Në trazirat që pasuan, bordi emëroi për një kohë të shkurtër Muratin, e cila shërbeu si shefe e kompanisë. Kur Murati vendosi të largohej nga OpenAI, ajo e shoqëroi vendimin me një letër lamtumire, duke falenderuar Altman për mbështetjen dhe duke shpjeguar se po largohej për të nisur edhe ajo eksperiencën e saj personale me IA.

Pas largimit nga OpenAI, Murati filloi të punojë për një startup të ri duke ka mbledhur deri tani mbi 100 milionë dollarë financime./ZËRI

Poll

MOS HUMB