Bota

Skandal në Itali! Prifti akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të miturit

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur një vit më parë.

I.F
Skandal në Itali! Prifti akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të
Don Ciro Panigara

BRESCIA- Skandal në Itali! Prifti Don Ciro Panigara, është vendosur në “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me disa të mitur. Skandali u bë i ditur, pasi një djali i ri, mosha dhe identiteti i të cilit nuk bëhen me dije, në Brescia, denoncoi se 48-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të. Pas kësaj, prifti dha dorëheqjen si famulltar, me kërkesë të dioqezës lokale. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur një vit më parë.

Por gjatë hetimeve, janë zbuluar raste të tjera të dyshimta për abuzime seksuale që datojnë nga vitet 2011 deri në 2013, ku viktimat e mundshme ishin të mitur të përfshirë në veprimtari kishtare, për të cilët prifti kishte përgjegjësi.

Autoritetet italiane po zhvillojnë një hetim për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të verifikuar nëse 48-vjeçari ka abuzuar me të mitur të tjerë. Ky rast i rëndë ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit katolik në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB