Bota

“S’ka dyshim, është tema kyçe”/ Vuçiç nga Parisi: Dialogu do të diskutohet me Macronin

Një tjetër temë që pritet të ngritet, Vuçiç tha se është edhe procedura e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

f.t
“S’ka dyshim, është tema kyçe”/
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

FRANCË-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron në Paris, ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez, nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore. Por së fundmi presidenti serb ka konfirmuar se tema kryesore që do të diskutojë me presidentin francez, do të jetë dialogu. 

“Nuk ka dyshim, është një nga temat kyçe për mua”,- tha Vuçiç.

Një tjetër temë që pritet të ngritet, Vuçiç tha se është edhe procedura e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë Pallati Elize ka njoftuar më herët se homologët do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB