Bota

Sikur e ka përpirë dheu! Zhdukja e të miturës serbe, përfshihet edhe Interpoli. 5 të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka bërë me dije numrin e të arrestuarve, por nuk ka "lëshuar" asnjë detaj tjetër. 

k.m.
Sikur e ka përpirë dheu! Zhdukja e të miturës serbe,
Vanja Gjorçevska

BEOGRAD- 5 persona janë arrestuar mbrëmë vonë për zhdukjen e Vanja Gjorçevska, vetëm 14 vjeçe. Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka bërë me dije numrin e të arrestuarve, por nuk ka "lëshuar" asnjë detaj tjetër. Në ditën e gjashtë që nga zhdukja e saj në Maqedoninë e Veriut, kudo është shpërndarë fotoja e saj. E mitura po kërkohet në kryesisht në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk dihet se ku mund të ketë përfunduar 14-vjeçarja.

Sikur e ka përpirë dheu! Zhdukja e të miturës serbe,
Vanja Gjorçevska

Ishte babai i saj, personi i cili e ka denoncuar zhdukjen e saj të hënën rreth orës 11:00, teksa ishte duke shkuar për në shkollë.

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është lëshuar fletarrest ndërkombëtar i Interpolit, në rast se ajo nuk është më në territorin e Republikës së Maqedonisë. "Njoftimi i Verdhë" është një raport global i Policisë për personat e zhdukur, por edhe mediat në të gjithë rajonin duket se janë të investuara në zbardhjen e rastit, duke e publikuar kudo foton e vajzës. Deri më tani, nga ajo nuk ka asnjë shenjë. Të vetmit që mund të zbardhin misterin janë 5 personat e arrestuar. Se cila është lidhja e tyre me të miturën, kjo mbetet që të zbulohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB