Bota

Protestuan kundër Trëndafilovës, lirohen aktivistët e PSD-së

Kryetari i PSD Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë, që protestuan kundër vizitës së Ekatherina Trëndafilovës në Kosovë, janë liruar nga gjykata.

D.XH
Protestuan kundër Trëndafilovës, lirohen aktivistët e
Protesta e PSD

PRISHTINË- Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, që u arrestuan të mërkurën, gjatë vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekatherina Trëndafilova, janë liruar këtë të premte. Prokuroria kërkoi që Molliqajt dhe të tjerve t’ju caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Akuzat që janë ngritur ndaj Molliqajt dhe protestuesve të tjerë janë ‘sulm i zyrtarit shtetëror’ dhe ‘përdorim i armës apo përdorim i mjetit të rrezikshëm’. “Se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, vërtetohet nga raportet policore mbi lëndimet e pësuara, nga CD me video, incizimet e siguruara nga vendi i ngjarjes, fotografitë nga vendi i ngjarjes, raportet mjekësore mbi lëndimet e pësuara, vërtetimi mbi sendet e sekuestruara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.

Pas lirimit të kryetarit të PSD-së dhe aktivistëve të tjerë, Dardan Molliqaj, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se gjykata është politike dhe se procesi ndaj tyre nuk kishte të bënte me drejtësinë. Sipas tij, aktivistëve iu cënua liria, vetëm që ata të mos e pengonin vizitën e Trëndafilovës.

“Te dashur miq,

Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t'i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.

Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!”, shkroi Molliqaj.

Kujtojmë se anëtarët e PSD-së, protestuan e gjuajtën me tymuese pranë hotelit, ku po mbante konferencë për shtyp kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekatherina Trëndafilova. Policia e Kosovës ndërhyri dhe arrestoi Molliqajn dhe aktivistët e tjerë. Këta të fundit pretenduan se Gjykata Speciale e udhëhequr nga Trëndafilova po gjykon UÇK-në./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB