Bota

Si "ngeci" Gianni Infantino në tensionet tregtare SHBA-Meksikë-Kanada?

Infantino tani përballet me sfidën e orkestrimit të një spektakli sportiv në 16 qytete të Amerikës së Veriut, në një kohë kur tensionet janë të përshkallëzuara.

k.m.
Si "ngeci" Gianni Infantino në tensionet tregtare
Gianni Infantino dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e gjen veten në një "incident" diplomatik, më konkretisht mes SHBA, Meksikës dhe Kanadasë. Kërcënimet e fundit të presidentit Donald Trump për t'i vendosur tarifa Meksikës dhe Kanadasë, hedhin hije dyshimi se çfarë do ndodhë me Kupën e Botës.

Infantino tani përballet me sfidën e orkestrimit të një spektakli sportiv në 16 qytete të Amerikës së Veriut, në një kohë kur tensionet janë të përshkallëzuara. Turneu, i cili fillon në Mexico City në më pak se 500 ditë, do të mbahet në tre vende të përfshira në mosmarrëveshje serioze tregtare. Ndaj në këto kushte, fokusi i Infantinos është vendosur në Amerikën e Veriut.

FIFA ka ngritur një zyrë në Miami për të menaxhuar përgatitjet për Kupën e Botës së Klubeve (Nations League) me 32 ekipe, turne që do të mbahet gjatë kësaj vere. Vitin tjetër do të mbahet turneu i Kupës së Botës me 48 ekipe. Presidenti i FIFA-s ka kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me Trump, i cili luajti futboll në shkollë të mesme për një sezon. Madje kreu i shtetit amerikan e priti edhe në Shtëpine e Bardhë.

"Unë do të jem presidenti juaj për Nations League dhe Kupën e Botës. Giani, faleminderit për Kupën e Botës,”-tha Trump.

Si "ngeci" Gianni Infantino në tensionet tregtare
Donald Trump

Një kopje e trofeut të Kupës së Botës tani shfaqet dukshëm pas tavolinës së presidentit në Zyrën Ovale dhe Trump pritet t'i dhurohet kapitenit të ekipit fitues në finalen e vitit të ardhshëm në New Jersey.

Suksesi i Kupës së Botës 2026, i cili kërkon një koordinim të pandërprerë midis tre vendeve pritëse; që tani varet nga aftësia e Infantinos për të vendosur "kabllot" diplomatike në vendet që kanë jo pak mosmarrëveshje tregtare. A do t'ja dalë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB