Bota

Kurti sërish thirrje qytetarëve të votojnë: Përcilleni këtë porosi timen, edhe 2 orë kohë keni...

Sipas tij, orët e fundit janë vendimtare për fatin e vendit në 4 vitet e ardhshme.

k.m.
Kurti sërish thirrje qytetarëve të votojnë: Përcilleni
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe t'u drejtohen kutive të votimit. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Kurti kërkon që të gjithë ata që nuk kanë shkuar që të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre. Sipas tij, orët e fundit janë vendimtare për fatin e vendit në 4 vitet e ardhshme.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit, Albin Kurti,”- shkruan Kurti.

Qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur kryeministrin. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj. Votimi ka nisur që në orën 7.00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19.00. KQZ ka njoftuar se deri në orën 16:28, kanë votuar 566,277 qytetarë ose 28.73% e zgjedhësve, nga gjithsej rreth 2 milionë shtetas që kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë që do t'i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB