
Pamje nga vendngjarja
KËLN- Policia gjermane është alarmuar për një shpërthim me bombë në një lokal në qendër të Këln, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas njoftimit të policisë, autoritetet dyshojnë për një sulm terrorist, ku kanë evakuuar zonën dhe është ndaluar qarkullimi në Hohenzollernring.
Gazeta Bild, ka publikuar foton e parë nga vendi i shpërthimit, i cili ka ndodhur në hyrjen e një lokali. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa po vazhdon operacioni për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ZËRI
Poll