
PALESTINË-Një sulm ajror izraelit vrau tre djemtë e liderit të milicisë palestineze të Hamasit, Ismail Haniya. Gjithashtu u raportua se dhe disa nga nipërit e tij janë vrarë gjithashtu.
Momenti kur Haniya mori lajmin është regjistruar nga kamerat, pasi ai ishte për vizitë në një spital në Doha për të parë gjendjen e të plagosurve në Gaza. Siç shihet në video, shoqëruesi e informon se djali i tij ka vdekur dhe reagimi i Ismail Haniya është thjesht shokues. Ai qëndron i qetë dhe madje kur e pyesin nëse dëshiron të ndërpresë vizitën, ai nuk pranon dhe thotë se do të vazhdojë.
“Është vullnet i Zotit” , dëgjohet të thotë ai me ftohtësi.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj kishin "eliminuar" tre vëllezërit, duke i përshkruar ata si "operativë ushtarakë të Hamasit"./ZËRI