Bota

Policia vret 26-vjeçarin, e qëllon 96 herë për 42 sekonda

Është publikuar video e kamerës së trupit të policëve të Çikagos që gjuajtën 96 të shtëna ndaj të riut, gjatë një kontrolli rutinë

E.K
Policia vret 26-vjeçarin, e qëllon 96 herë për 42 sekonda
Momenti i te shtenave

SHBA- Një video tronditëse është publikuar nga mediat amerikane, ku një punonjës policie vret një të ri 26-vjeçar, duke e qëlluar mbi 90 herë. Rasti ka ndodhur në Çikago, ku gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, oficerët të veshur civilë, vranë 26-vjeçarin Dexter Reed, me origjinë afrikane, duke qëlluar 96 të shtëna me armë në 42 sekonda.

Pamjet, të cilat janë marrë nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr pasi 26-vjeçari, sipas versionit zyrtar, ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë pamje të oficerëve që qëlluan, por nuk ka imazhe të qarta të Reed duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB