Bota

Shkrumbohet ndërtesa 400-vjeçare në Kopenhagen

Fatmirësisht, të gjithë personat që ishin brenda ndërtesës patën mundësi të largohen duke mos shkaktuar viktima. 

k.m.
Shkrumbohet ndërtesa 400-vjeçare në Kopenhagen
Pamje nga zjarri

DANIMARKË- Një zjarr i madh ka përfshirë bursën e vjetër të Kopenhagës, një nga monumentet më të famshme të kryeqytetit danez, duke bërë që maja e saj të shembet. Pasi pikasën zjarrin, stafi i bursës dhe qytetarët nxituan që të shpëtonin pikturat dhe artefaktet historike nga zjarri. Fatmirësisht, të gjithë personat që ishin brenda ndërtesës patën mundësi të largohen duke mos shkaktuar viktima. 

Zjarri filloi rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale dhe pak para orës 11 të mëngjesit, ai tha se gati gjysma e ndërtesës ishte shkatërruar nga zjarri. Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt tha se 400 vite të kulturës daneze u dogjën në flakë. Sipas mediave daneze i gjithi sheshi përreth është evakuuar. Por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët që të mblidhen dhe të shohin pamjet e zjarrit në ndërtesën 56 metra të lartë.

Ndërtesa Børsen ka qenë në zemër të biznesit danez që nga shekulli i 17-të. Bursa e vjetër – e vendosur vetëm pak minuta më këmbë nga pallati Christiansborg – daton në vitin 1625. Ajo u ndërtua në stilin holandez të Rilindjes me kërkesë të mbretit Christian IV dhe kohët e fundit ishte duke iu nënshtruar rinovimeve në fasadën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB