Bota

Shkatërrime në masë, cilat janë planet e Izraelit pas bombardimeve në Gaza?

E.K
Shkatërrime në masë, cilat janë planet e Izraelit pas
Bombardimet ne Gaza

GAZA- Për javë të tëra, pyetja ka qenë: kur do të nisë Izraeli sulmin tokësor?

Përshkallëzimi i së premtes duket se shënon fillimin e një inkursioni tokësor, por ajo që dihet deri më tani tregon se pushtimi mund të vazhdojë në faza. Një zëdhënës i IDF-së, nënkoloneli Peter Lerner e ka quajtur atë një "pushtim të kufizuar".

Me një ndërprerje të komunikimit në Gaza, detajet janë ende të paqarta. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë postuar një video që tregon kolona të gjata tankesh në lëvizje, por ende nuk është e qartë nëse ato janë në tokën e Gaza-s.

Mes të gjitha spekulimeve rreth planeve të Izraelit, një opsion ishte përmendur gjerësisht - që Izraeli mund të lëvizte në Gaza, nga veriu, dhe të përpiqej të pastronte dhe të mbante hapësira të kufizuara territori ndërkohë që intensifikonte sulmet e tij.

Izraeli tani po thotë se do të përshpejtojë gjithashtu hyrjen e ndihmave dëshpërimisht të nevojshme në Gaza, por agjencitë e ndihmës po i bien këmbanave të alarmit, sa më fort, sa të jetë e mundur, në këtë zhurmë lufte.

BBC ka pubikuar disa foto që tregojnë pamjet e shkatërrimit në Veriun e Gazës.

Shkatërrime në masë, cilat janë planet e Izraelit pas

Izraeli thotë se goditi 150 objektiva të Hamasit gjatë bombardimeve të intensifikuara gjatë natës dhe gazetari i BBC në terren e përshkroi bombardimin në veri të Rripit si të ndodhur "në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë".

Poll

MOS HUMB