
MAQEDONIA E VRIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shpjeguar se pse i shkarkoi ministrat e Aleancës për Shqiptarët edhe pse e votuan për kryeministër.
Xhaferi deklaroi se shkarkoi, Fatmir Mexhiti dhe i ministrin e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, për shkak se këta të fundit u deklaruan se do të shkojnë në opozitë me kryetarin e partisë.
“Ajo është çështje e kompetencave që e ka ministri, kushdo të jetë nga ministrat mund të rezultonte të jetë edhe ministër i BDI nëse me deklaratë del se është pjesë e opozitës dhe i bashkëngjitet opozitës s’ka vend në atë qeveri që është votuar me program dhe me përbërje që është votuar. Kështu që nëse deklarova se nuk mbështet programin qeveritar mbi të cilën është zgjedh si ministër nuk do mend që të bazë të kompetencave që ka kryeministri do i propozojë kuvendit formën dhe procedurën që është e paraparë me ligj dhe kushtetutë kështu që ajo ka ndodhur asgjë tjetër.
Motivi është se dy ministrat janë deklaruar se shkojnë në opozitë me kryetarin e partisë të atëhershëm dhe duke parë raportin në grupin e deputetëve parlamentar që i takonin ministrat që dy deputetët nga 8 ishin në mbështetje të dy ministrave dhe kryetarit të partisë 6 të tjerë janë pjesë përbërëse e shumicës parlamentare nuk do mend që komunikimi mbi faktin që deputetët duhet të vendosin mbi propozimin e kryeministrit se do të shkarkohen apo jo, nuk mend që nëse nuk e kisha atë mbështetje të deputetëve të shumicës nuk do shkoja me propozim se shtrohet pyetja e të gjithë kabinetit, isha i sigurt për atë çka ndodh. Dalin nga ajo çka është programi qeveritar dhe çdo kryeministër në atë formë do të vepronte,” deklaroi Xhaferi në Real Story.
Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet. Qeveria teknike do të funksionojë për 100 ditë dhe do të ketë mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 8 maj 2024. Pro zgjedhjes së ekzekutivit votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim./ZËRI