
ALABAMA- Pas rastit të Alabamës 2 vjet më parë, një tjetër ekzekutim ndalua pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte "Pentobarbital", një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash. Sipas mediave të huaja, çështja ka të bëjë me Thomas Eugene Creech, 73 vjeç, një vrasës serial i dënuar me vdekje në '82 për vrasjen e shokut të qelisë.
Drejtori i Departamentit të Burgut të Idahos, Josh Tewalt e ndaloi ekzekutimin rreth orës 11 të mëngjesit, rreth një orë pasi ishte planifikuar të fillonte, duke e deklaruar se "nuk kishin aftësi për të vazhduar". Kjo pasi ekipi mjekësor nuk i gjente dot venat të dënuarit. Ekzekutimi i Creech u ndal vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendonte se nuk i kishte kryer.
Kush është Thomas Creech?
Thomas Creech është aktualisht i burgosuri më jetëgjatë i dënimit me vdekje në Idaho. Ai u dënua me vdekje pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një të burgosuri tjetër, David Dale Jensen, në 1981, ndërsa Creech po vuante katër dënime të përjetshme./ZËRI