Bota

SHBA: Izraeli ka rënë dakord me propozimin e Bidenit! 'Topi në fushën' e Hamasit

Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Katarit konfirmoi të martën se Doha i kishte dorëzuar Hamasit propozimin e armëpushimit të Izraelit, i cili është identik me atë të paraqitur nga Biden, duke shtuar se nuk kishte marrë ende "miratimet specifike" nga asnjëra palë distanca mes tyre duket se është zvogëluar.

E.K
SHBA: Izraeli ka rënë dakord me propozimin e Bidenit! 'Topi
Jake Sullivan

Izraeli ka rënë dakord me propozimin e armëpushimit të paraqitur nga Biden dhe ajo që ka mbetur është që Hamasi të bëjë të njëjtën gjë. Kështu deklaroi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan në një intervistë për rrjetin NBC, duke theksuar se propozimi për armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, i paraqitur nga presidenti Joe Biden, është “një propozim që është ende i vlefshëm dhe është miratuar disa herë nga qeveria izraelite edhe sot na thanë se e miratojnë”.

“Ky propozim është në tryezë dhe tani varet nga Hamasi. E gjithë bota duhet t'i bëjë thirrje Hamasit ta pranojë atë," shtoi Sullivan.

Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Katarit konfirmoi të martën se Doha i kishte dorëzuar Hamasit propozimin e armëpushimit të Izraelit, i cili është identik me atë të paraqitur nga Biden, duke shtuar se nuk kishte marrë ende "miratimet specifike" nga asnjëra palë distanca mes tyre duket se është zvogëluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB