
SHBA- Sëmundjet e transmetuara nga kafshët te njerëzit mund të vrasin 12 herë më shumë njerëz në vitin 2050 sesa në vitin 2020, kanë paralajmëruar studiuesit.
Ekspertët nga kompania amerikane e bioteknologjisë “Ginkgo Bioworks” bënë thirrje për "veprim urgjent" për të reduktuar rrezikun për shëndetin publik global. Epidemitë e shkaktuara nga sëmundjet e kafshëve mund të bëhen më të zakonshme në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit, paralajmëruan ata.
Shkencëtarët përfshinë në studim virusin Ebola dhe virusin Marburg, SARS Coronavirus 1, virusin Nipah dhe virusin machupo, i cili shkakton ethet hemorragjike Boliviane. Studimi nuk përfshiu Covid-19, i cili shkaktoi një pandemi globale në vitin 2020 dhe besohet se e kishte origjinën nga lakuriqët e natës. Shkencëtarët shqyrtuan më shumë se 3.150 shpërthime midis 1963 dhe 2019, duke identifikuar 75 transmetime nga kafsha te njeriu në 24 vende. Studimi u publikuan në revistën “BMJ Global Health”.
Studiuesit thanë se epidemitë janë rritur me pothuajse 5 për qind çdo vit midis 1963 dhe 2019, me vdekje me 9 për qind. Ata thanë se një vlerësim i provave sugjeron se shpërthimet e fundit të përhapjes së sëmundjeve nga kafshët "nuk janë një lajthitje apo rastësi", por ndjekin një "tendencë shumë dekadash në të cilën shpërthimet e përhapjes janë bërë më të mëdha dhe më të shpeshta".