Bota

Stuhia 'Ciaran' në Europë, 15 viktima

Në qytetin belg të Gentit, një djalë pesëvjeçar nga Ukraina dhe një grua 64-vjeçare vdiqën nga rënia e degëve.

k.m

Stuhia 'Ciaran' në Europë, 15 viktima

EUROPË- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan. 

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha në Toskanë, Italinë qendrore dhe tre në Portugali, duke e çuar në 15 numrin e përkohshëm të vdekjeve në të gjithë Evropën Perëndimore, shkruan The Guardian. Një urë u shemb në afërsi të qytetit të Pistoia, duke vrarë dy persona. Një tjetër person vdiq në qytetin Rosignano, ndërsa dy viktimat e tjera ishin të moshuar që jetonin në qytetin e vogël Montemurlo, në veriperëndim të Firences.

Pemët që u rrëzuan nga erërat e stuhishme shkaktuan shumicën e vdekjeve në Evropë. Në qytetin belg të Gentit, një djalë pesëvjeçar nga Ukraina dhe një grua 64-vjeçare vdiqën nga rënia e degëve. Në Italinë qendrore, rreth 48,000 familje mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të përhapura në rrugë dhe kate përdhese. 

Stuhia e cilësuar si një “ciklon bombë”, shpjeguan shkencëtarët, ishte një stuhi e pazakontë, ku intensifikimi i saj solli erëra jashtëzakonisht të forta dhe shira të dendur.

Poll

MOS HUMB