Bota

"Sëmundja X"/ OBSH është e shqetësuar për një sëmundje misterioze që u shfaq në Kongo

Sëmundja e panjohur vrau 143 njerëz në Republikën Demokratike jugperëndimore të Kongos në nëntor.

k.m.
"Sëmundja X"/ OBSH është e shqetësuar për
Foto ilustruese

KONGO- Ata e quajnë atë Sëmundja X. Është një sëmundje misterioze që qarkullon në një pjesë të largët të Republikës Demokratike të Kongos. Gjithçka nisi më 24 tetor, kur pacienti i parë u sëmur. Rastet e tjera pasuan shpejt, të gjitha në një provincë më shumë se 700 km nga kryeqyteti Kinshasa. Por vetëm pesë javë më vonë qeveria kombëtare u informua.

Sëmundja e panjohur vrau 143 njerëz në Republikën Demokratike jugperëndimore të Kongos në nëntor. Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se agjencia u alarmua javën e kaluar dhe po punon me Ministrinë e Shëndetit Publik të DR Kongos për të hetuar më tej situatën.

Zyrtarët kongolez dhe ekipet ndërkombëtare nga CDC e Afrikës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë shkuar në zonën rurale për të hetuar sëmundjen, mostrat nga pacientët tashmë janë dërguar në një laborator në kryeqytetin e provincës. Ato kryhen përmes një sërë testesh për të parë, ndërsa ende priten rezultatet. Një patogjen i frymëmarrjes si gripi ose COVID-19 po hetohet si shkaktar i mundshëm për vdekjet por nuk përjashtohet as malaria apo fruthi.

Prandaj priten rezultatet vendimtare nga testet mikrobiologjike të kryera në një laborator në Kinshasa, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për baktere meningokokale, ethe hemorragjike, ndonjë formë gripi apo një sëmundje e re.

Pjesa e vendit e prekur nga sëmundja është shumë e kequshqyer - rreth 40% jetojnë në skamje- dhe kjo mund t'i bëjë njerëzit veçanërisht "të prekshëm" ndaj sëmundjeve. Rajoni u godit gjithashtu nga një epidemi e etheve tifoide dy vjet më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB