Bota

TikTok humbet apelin, rrezikon që të ndalohet në SHBA

Në të kundërt do të ndalohet përdorimi i këtij rrjeti social në SHBA.

k.m.
TikTok humbet apelin, rrezikon që të ndalohet në SHBA
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Apelit ka marrë një vendim që shënon një moment kyç për të ardhmen e TikTok në Shtetet e Bashkuara; shpalli kushtetues një ligj që mund të detyrojë platformën që të ndërpresë lidhjet me kompaninë e saj mëmë kineze, ByteDance. Në të kundërt do të ndalohet përdorimi i këtij rrjeti social në SHBA. Masa, e cila do të hyjë në fuqi në mes të janarit, mund të ripërcaktojë peizazhin dixhital amerikan.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e TikTok dhe ByteDance, të cilat argumentuan se legjislacioni shkelte Amendamentin e Parë dhe diskriminonte në mënyrë të padrejtë kompaninë. Sipas vendimit, ligji nuk synon të kufizojë lirinë e shprehjes, por përkundrazi të mbrojë të njëjtën liri kundër kërcënimeve të mundshme nga një vend "jo mik".

"Amendamenti i Parë ekziston për të mbrojtur fjalën e lirë në Shtetet e Bashkuara,"-vendosi Gjykata.

Por çështja ende po gjykohet pasi TikTok dhe ByteDance kanë njoftuar tashmë se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke hapur një kapitull të ri në betejën ligjore.

Shqetësimet e sigurisë kombëtare për TikTok

Thelbi i tensioneve midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe aplikacionit qëndron në kërcënimin e supozuar ndaj sigurisë kombëtare.

Sipas autoriteteve, lidhja e platformës me ByteDance, e cila është me bazë në Kinë, paraqet rreziqe të konsiderueshme për shkak të mundësisë që të dhënat e ndjeshme të përdoruesve amerikanë të aksesohen nga qeveria kineze. Ka shqetësime se mund të përvetësohen informacionet personale për të ndikuar, monitoruar ose manipuluar përdoruesit. Për më tepër, algoritmi i TikTok, i cili përcakton se çfarë përmbajtje u shfaqet përdoruesve. Ekziston frika se ky algoritëm mund të manipulohet për të promovuar përmbajtje në përputhje me interesat e qeverisë kineze.

TikTok dhe pozicioni i tij

Në mbrojtje të saj, platforma paraqiti një sërë argumentesh që sfidojnë vlefshmërinë e ligjit të miratuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke e përshkruar atë si diskriminues dhe të padrejtë. Një nga pikat kryesore të saj është se nuk është ofruar asnjë provë konkrete që platforma i ka dorëzuar të dhënat e përdoruesve amerikanë qeverisë kineze ose ka manipuluar përmbajtjen në favor të Kinës.

Së fundi, TikTok ka vënë në dukje gjithashtu se i ofroi një projekt-marrëveshje qeverisë Joe Biden më shumë se dy vjet më parë, duke propozuar masa për të garantuar sigurinë e të dhënave të përdoruesve amerikanë. Megjithatë, ata pretendojnë se negociatat u braktisën në mënyrë të njëanshme nga autoritetet.

Ndikimi ekonomik

Zbatimi i ligjit që kërkon që TikTok të ndahet nga kompania e tij mëmë, ByteDance, përballet me pengesa të rëndësishme si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë teknologjik. Sipas avokatëve të platformës, shitja do të ishte e pamundur komercialisht dhe teknikisht, pasi kompania mëmë konsiderohet si "motori" i suksesit të aplikacionit. Pa këtë burim, TikTok në Shtetet e Bashkuara do të bëhej një version i shkëputur i platformës globale, i cili do të ndikonte në atraktivitetin e tij për përdoruesit dhe konkurrencën e tij në treg.

Pavarësisht këtyre vështirësive, investitorët amerikanë kanë shprehur interes për të blerë divizionin amerikan të TikTok. Palët e interesuara përfshijnë Steven Mnuchin, ish-sekretarin e thesarit të SHBA-së dhe miliarderin Frank McCourt.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, i cili u përpoq pa sukses të ndalonte TikTok gjatë mandatit të tij të parë në 2020, tha përpara zgjedhjeve të nëntorit se nuk do të lejonte që TikTok, i cili përdoret nga 170 milionë amerikanë, të ndalohej! Por ligji aktualndalon dyqanet e aplikacioneve si Apple dhe Google të ofrojnë TikTok, përveç nëse ByteDance shet TikTok./ZËRI

Poll

MOS HUMB