Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin rikthehet në spital

Bëhet fjalë për disa teste të planifikuara për kancerin e prostatës.

k.m.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin rikthehet në spital
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes shkaktoi polemika kur u bë e ditur se ai ishte shtruar në spital pa informuar Shtëpinë e Bardhë. Por sot, Lloyd Austin është shtruar sërishë në spital, pasi sipas Pentagonit, ai ka ende punë. Bëhet fjalë për disa teste të planifikuara për kancerin e prostatës.

Austin u lirua nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake ëalter Reed në Maryland më 15 janar.

"Aktualisht vazhdon rruga e kurimit dhe pritet të shërohet plotësisht,"- shtoi departamenti.

70-vjeçari shkaktoi bujë dhe polemika në fillim të këtij muaji pasi e fsheu për disa ditë se ishte shtruar në spital më 1 janar për shkak të komplikimeve që pësoi nga operacioni i kancerit të prostatës. Operacionit iu nënshtrua në dhjetor, por duket se më pas kishte probleme./ZËRI

Poll

MOS HUMB