Bota

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Talat Xhaferi merr mandatin për të formuar qeverinë

Presidenti i RMV Stevo Pendarovski ka dekretuar zyrtarisht Xhaferin si kryeministër.

D.XH
Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Talat Xhaferi merr mandatin
Talat Xhaferi

SHKUP – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin e kryeministrit, Talat Xhaferit. Pendarovski tha se i dorëzon sot mandatin e kreut të qeverisë Xhaferit, në përputhshmëri me ligjin. Talat Xhaferi tashmë do të krijojë qeverinë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat mbahet në datat 24 prill dhe 8 maj 2024.

“Në bazë të nenit 84, pika1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandatar, për përbërje të re për realizimin e  zgjedhjes së deputetëve, mandatin ia dorëzoj Talat Xhaferit”, tha Pandarovski.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryeministri i qeverisë teknike Talat Xhaferi tha se e merr këtë detyrë me kënaqësi dhe me përgjegjësi të plotë. Ai shtoi se do të zbatojë vetëm ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtimin se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komform përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi.

Të shtunën, Talat Xhaferi do të dorëzojë programin dhe gjithashtu edhe propozimet e tij, me emrat që janë propozuar nga partitë në vend. Më 28 janar, pritet të votohet qeveria teknike dhe zyrtarisht nga dita e diel do të funksionojë normalisht.

Jovan Mitreski zgjidhet kryeparlamentar i vendit

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Talat Xhaferi merr mandatin
Jovan Mitreski

Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, me 60 vota pro dhe 40 kundër, kanë zgjedhur gjatë ditës së sotme Jovan Mitreskin si kryetar Kuvendi. Mitreski, që deri tani ka qenë në postin e koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë në krye të parlamentit të RMV, deri në zgjedhjet e 8 Majit. Në seancë parlamentare, deputeti i LSDM-së, Martin Kostoski i dha mbështetje të plotë Mitreskit. Nikolla Miceski, koordinatori i VMRO DPMNE tha se nuk do ta mbështesë Mitreskin. Jovan Mitreski falënderoi për mbështetjen deputetët, por dhe Talat Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova./ZËRI/

Poll

MOS HUMB