Bota

Sekondat e fundit, PAMJET e përplasjes së anijes me urën në SHBA! Ja si 'shkërmoqet' Francis Scott Key

Kur energjia u rivendos, anija ishte tashmë në një kurs të pakthyeshëm drejt urës, pavarësisht nga një përpjekje për të ndryshuar kursin. Ndërsa më pas përplaset me këmbën e urës, në këtë moment Francis Scott Key 'shkërmoqet" sipër saj.

E.K
Sekondat e fundit, PAMJET e përplasjes së anijes me urën në
Momenti i përplasjes

SHBA- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e përplasjes së anijes së mallrave me njërën nga këmbët e urës Francis Scott Key në Baltimore. Janë vetëm pak sekondo, por që lanë pas një dëm kolosal dhe mbi të gjitha ende nuk dihet fati i 18 personave, të cilët ranë në ujë pas shembjes së urës. Në fillim u raportua për 20 persona, por fatmirësisht dy u nxorrën të gjallë nga ujërat e akullt të lumit. 

Siç shihet anija fillimisht ka humbur energjinë elektrike. Kur energjia u rivendos, anija ishte tashmë në një kurs të pakthyeshëm drejt urës, pavarësisht nga një përpjekje për të ndryshuar kursin. Ndërsa më pas përplaset me këmbën e urës, në këtë moment Francis Scott Key 'shkërmoqet" sipër saj./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB