
Përgjigja e Princit të Uellsit ndaj mesazhit të mbështetjes që mori nga çifti Sussex, Harry dhe Meghan, për gruan e tij Kate Middleton nuk ishte e ‘’ngrohtë’’. Siç raporton gazeta britanike “Independent”, “rebelët e pallatit mbretëror” kanë kontaktuar me çiftin uellsian kur u njoftuan në televizion se gruaja e trashëgimtarit të fronit mbretëror, Kate Middleton, ka kancer, por kjo duket se nuk i “shkriu” akujt mes vëllezërve.
Në deklaratat e tij për gazetën "Sun", eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams pohoi se ‘’flokëkuqi’’ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle nuk ishin informuar më herët për betejën e Kate me kancerin për shkak të problemeve të pafundme që kanë shkaktuar në katër vitet e fundit në familjen mbretërore.
“Arsyeja, natyrisht, është se për rreth katër vjet, Harry dhe Meghan kanë shkaktuar probleme në Pallatin Buckingham dhe si rrjedhojë, familja mbretërore nuk mund t'u besojë atyre”, shton eksperti mbretëror.
“Harry dhe Meghan kontaktuan Princin William, por mesazhi i tyre personal ishte vetëm një mesazh simpatie dhe nuk la asnjë shpresë për ribashkimin e të dy vëllezërve, domethënë të lënë gjithçka pas dhe djali i dytë i princeshës së ndjerë Diana të kthehet sa më shpejt në Mbretërinë e Bashkuar”, tha shkrimtari mbretëror Tom Quinn.
William, i cili është ende i lënduar nga gjithçka që Harry ka thënë kundër familjes së tij në të kaluarën, iu përgjigj mesazhit mbështetës të Sussexes në një mënyrë që Pallati e kishte drejtuar atë. Për rrjedhojë, nuk është një përgjigje që do të pritej mes dy vëllezërve. Është më shumë si një formë komunikimi që do të kishin dy diplomatë të kujdesshëm”.
Gazeta Independent sqaron gjithashtu se nëna e gruas së Princit William, Carole Middleton, ka marrë përsipër kujdesin e tre fëmijëve të çiftit, t'i çojë në shkollë dhe nga shkolla në aktivitetet e tyre jashtëshkollore. Por kryesisht për t'i mbështetur psikologjikisht.
Një burim i afërt me familjen Middleton i tha gazetës britanike në kushte anonimiteti se “ Carole Middleton është forca lëvizëse që e mban familjen të bashkuar me përpjekje minimale dhe modesti maksimale./ZËRI