
GAZA - Një familje britanike që u largua nga Gaza me vetëm një valixhe të vogël, ka thënë se nuk e di se çfarë e pret në të ardhmen dhe se kanë frikë për jetën e tyre.
Emad Abuaassi dhe gruaja e tij Stephanie u transferuan në Gaza nga Blackpool një vit më parë, për të qenë më pranë familjes së tij.
Pas fillimit të konfliktit ata u larguan nga banesa e tyre në mes të natës. Ata kaluan kufirin për në Egjipt më 3 nëntor dhe u kthyen në MB, por nuk kanë ndonjë vend të përhershëm për të jetuar.
Emad Abuassi tha se shtëpia e tyre familjare në Gazën veriore ishte shkatërruar plotësisht dhe ai ishte i shqetësuar për sigurinë e nënës, vëllezërve dhe motrave të tij në Gazën jugore.
“Ky është momenti më i trishtuar që kam përjetuar në gjithë jetën time. Kur u largova nga kufiri, shikoja pas vetes se kush do të jetë gjallë dhe kush do të ketë vdekur pas gjithë kësaj. Jeta e të gjithëve atje është në rrezik. Mund të jetë viktima e radhës e luftës nëna ime, vëllai im, kushëriri im, fqinji im, shoku im", tha Emad.
Ai dhe gruaja e tij e katër fëmijët janë strehuar në një hotel urgjentisht në Cardiff dhe presin të dëgjojnë për strehim të përkohshëm.
Ata janë në ankth për fëmijët, me qëllim që ata të rifillojnë shkollimin, pasi shkolla i tyre ka përfunduar papritur më 7 tetor.
Ata kanë nevojë edhe për ndihmë mjekësore, pasi edhe zonja Abuaassi ka 15 ditë pa mjekimin e nevojshëm.
Djali 14-vjeçar i çiftit tha se ai ishte gjithashtu i shqetësuar për të afërmit e tij në Gaza, të cilët po qëndronin të gjithë së bashku në një shtëpi, por se ai ishte i lumtur që ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në një hotel për raste urgjente.
“Është më mirë se sa të jesh në një banesë me 50 persona. Dua të them se është mirë të kesh një shtrat për të fjetur në vend që të flesh në dyshek në dysheme", tha djaloshi.
Ai dhe dy vëllezërit e motra e tij më e vogël po ndajnë dy dhoma hoteli me prindërit e tyre, ndërsa presin të zbulojnë nëse mund të strehohen. Ai tha se i mungonte shkolla dhe dëshironte të kthehej të mësonte. 14-vjeçari, por dhe prindërit e tij shprehen se e ndjejnë mungesën e një shtëpie.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 12500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve. /Zëri.ai/