Bota

VIDEO- Shpërthen vullkani “Etna” (pamjet spektakolare)

Etna ka qenë në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm për dhjetë vitet e fundit.

k.m.
VIDEO- Shpërthen vullkani “Etna” (pamjet spektakolare)
vullkani Etna

ITALI- Vullkani aktiv i Italisë Etna ka shpërthyer. Etna, lartësia e të cilit është rreth 3.300 metra në ishullin e Sicilisë, filloi të lëshojë hi dhe llavë mbrëmjen e kaluar. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, lartësia e shpërthimit vlerësohet të jetë rreth 4500 metra mbi nivelin e detit. Rrjedha e llavës në Etna mund të shihej nga kilometra larg dhe se për avionët që kalonin nëpër rajon u dha një paralajmërim me kod të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik.

Faza aktuale e shpërthimit të Etna, aktualisht e kufizuar në zonën e majës së vullkanit, nuk ndikon në funksionimin e aeroportit ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Catania, shkruajnë mediat italiane. Etna ka qenë në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm për dhjetë vitet e fundit.

Poll

MOS HUMB