Bota

Samiti i OSBE/ Kryediplomati rus Sergei Lavrov në Shkup

Josep Borrell, ka thënë se Lavrov duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar. 

f.t
Samiti i OSBE/ Kryediplomati rus Sergei Lavrov në Shkup
Sergei Lavror

MAQEDONIA E VERIUT- Sergei Lavror, ministri Punëve të Jashtme të Rusisë ka arritur në Shkup për të marrë pjesë në Këshillin ministror të OSBE-së. Pjesëmarrja e diplomatit rus u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që ishte në bordin e avionit, e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak se refuzoi që avioni i Lavrovit të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare. Zakharova, që është nën sanksione të BE-së, tha se prania e saj në bordin e avionit ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj.

Për prezencën e kryediplomatit rus në Shkup, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Lavrov duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar. 

“Ky është një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell.

Po ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Shkup, por nuk do të ketë takim me Lavrovin, pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Në takimin e OSBE-së do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 shtete anëtare dhe shtete partnere të organizatës. Pjesëmarrja e Lavrov në Këshillin Ministror të OSBE-së ka bërë që ministrat e jashtëm të Ukrainës, por edhe të vendeve baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania) të mos udhëtojnë drejt Shkupit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB