Bota

Vritet gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit: Na e zunë pritë, fëmijët i largova

Breshëria e plumbave i ka marrë jetën bashkëshortes së Naim Murselit, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht fëmijët e çiftit.

k.m.

Vritet gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit:

PRISHTINË- Atentat ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit. Breshëria e plumbave i ka marrë jetën bashkëshortes së Naim Murselit, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht fëmijët e çiftit. Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda makinës me të cilën udhëtonin.

"Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – njoftoi Policia.

Vrasja ka ndodhur pasi familja Murseli është përballur me disa grabitës. Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar. Madje ka qenë ai i pari që ka zbuluar dinamikën e ngjarjes për uniformat blu. Hetimet kanë nisur dhe po ashtu edhe puna për kapjen e autorëve të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB