
UKRAINË- Rusia ka sulmuar gjatë natës Ukrainën me raketa balistike, ku 5 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po vazhdon të shkaktojë “terror ajror” në Ukrainë. Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimit Putin, se nëse kërkon dialog, të ndalojë së sulmuari njerëzit e tij me raketa balistike.
"Ukraina po lufton për një jetë normale dhe të sigurt, të cilën e meriton, për paqen, të drejtën dhe të qëndrueshmen. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia nuk e bën dhe ajo vazhdon terrorin e saj ajror. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 drone sulmuese, pothuajse 1,300 bomba dhe më shumë se 20 raketa u hodhën kundër Ukrainës për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz.
Nëse doni bisedime, mos i sulmoni njerëzit me raketa balistike. Për ta bërë Rusinë të ndalojë sulmet, ne kemi nevojë që bota të jetë më e bashkuar dhe më e fortë”, tha Zelensky.
Autoritetet ukrainase lajmëronë se tre persona u plagosën në sulmet ruse në rajonin e Donetsk gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra shtëpi. Ata thonë gjithashtu se pesë të tjerë u vranë në rajonin jugor të Khersonit dhe 13 të tjerë u plagosën, duke përfshirë tre oficerë policie që po merrnin trupin e një 63-vjeçari të vrarë në një sulm me dron.
Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në një samit të posaçëm për situatën në vendin e tij. Por, gjatë kohës që po zhvillohej takimi me Bashkimin Evropian, dronët rus goditën Kievin.Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi një armëpushim për një muaj nga të dy vendet, ku përveç luftimeve tokësore, të ndalojnë ato nga deti dhe nga ajri. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga kryeministri britanik, Kier Starmer, i cili u shpreh se ata nuk kanë rënë dakord për këtë. Deri më tani nuk ka asnjë përparësi rreth bisedimeve për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës./ZËRI