
RRIPI I GAZËS- Që nga fillimi i sulmeve ndaj Izraelit nga Gaza të shtunën, më shumë se 500 izraelitë janë vrarë, raportojnë mediat lokale, një total që është rritur në mënyrë të vazhdueshme në 24 orët e fundit.
Në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë tha se 313 njerëz ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, me gati 2,000 të plagosur. Ndërkohë që mbetet i paqartë numri i personave që janë marrë peng, teksa Izraeli pretendon për dhjetëra gra dhe fëmijë që janë rrëmbyer nga forcat e Hamasit.
BBC ka publikuar pamjet e një përleshje me armë që përfshin forcat izraelite në autostradën Route 4 midis Ashdod dhe kufirit të Gazës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më herët të dielën.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e banorëve janë evakuuar pas thirrjeve nga mbrojtja izraelite. Urim, Bari, Nahal Oz, Native Hatara, Zikim janë zonat në jug të vendit ku banorëve u kërkohet të largohen nga shtëpitë e tyre.
Evakuimet e mëtejshme "do të bëhen sipas vlerësimit të situatës", thotë ushtria.
Krahu i armatosur i Hamasit ka deklaruar se brenda disa orësh do të publikojë numrin e ushtarëve dhe civilëve izraelitë që ka kapur. Hamasi vazhdon të lëshojë deklarata duke thënë se ata do të vazhdojnë atë që ata thonë se është hakmarrje për agresionin izraelit. Në mesin e personave të plagosur në Gaza ka shumë gra dhe fëmijë.
Izraeli thotë se po synon shtëpitë e komandantëve të Hamasit, por edhe civilët janë kapur në këto sulme.
Ka pasur thirrje që palestinezët të vijnë në spitale dhe të dhurojnë gjak. Spitalet po luftojnë për të përballuar viktimat, pasi sistemi shëndetësor i Gazës po lufton për një kohë të gjatë./Zëri.ai