Bota

Rrëzohet avioni me 12 persona në Brazil, vdesin të gjithë! Ndër ta një foshnjë

Të 12 personat në bordin e avionit humbën jetën nga përplasja.

E.K
Rrëzohet avioni me 12 persona në Brazil, vdesin të gjithë!
Rrezohet avioni me 12 persona ne Brazil

BRAZIL- Të paktën 12 persona, duke përfshirë një foshnjë, kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni të vogël në shtetin veriperëndimor të Brazilit, Acre, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

Aeroplani që u ngrit nga aeroporti në Rio Branco, kryeqyteti i Acres, u rrëzua në pyllin tropikal të Amazonës, sipas një deklarate të qeverisë të dielën.

Të 12 personat në bordin e avionit humbën jetën nga përplasja.

Një numër i ambulancave dhe ekipeve të zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes, thuhet në deklaratë.

Kompania ajrore së cilës i përkiste avioni shprehu dhimbjen e thellë për aksidentin, duke deklaruar se avioni mori flakët menjëherë pas përplasjes. Për ngjarjen ka nisur një hetim nga autoritetet. 

 

Poll

MOS HUMB