Bota

Bibloteka më e mirë publike e botës

Biblioteka e quajtur në nder të gjeniut kolumbian të realizmit magjik përshkruhet si "një mrekulli funksionale arkitekturore" që i ngjan një grumbulli librash të hapur dhe shërben si një qendër për një komunitet prej 240,000 banorësh."

i.h.

Bibloteka më e mirë publike e botës

SPANJË- "Gabriel García Márquez" në Barcelonë u zgjodh biblioteka më e mirë publike për vitin 2023. Vlerësimi u bë nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave ndërsa në garë ishin edhe Bibloteka Publike në Slloveni, ajo e Paramatas në Australi dhe Bibloteka Lindore e Shangait.

Biblioteka e quajtur në nder të gjeniut kolumbian të realizmit magjik përshkruhet si "një mrekulli funksionale arkitekturore" që i ngjan një grumbulli librash të hapur dhe shërben si një qendër për një komunitet prej 240,000 banorësh." E vendosur në lagjen e shtresës punëtore, "Sant Martí", biblioteka gjashtëkatëshe e specializuar në letërsinë e Amerikës Latine, është e treta më e madhja e qytetit.

Sipërfaqja prej 4000 m² e bibliotekës shtrihet në gjashtë kate dhe ka strukturë druri.

Arkitektët e kanë projektuar atë sipas konceptit të gjelbër, e kjo risi është vlerësuar nga specialistët. Në dhënien e çmimit, juria vlerësoi arkitekturën e saj dhe qasjen e saj novatore për të nxitur banorët për të përdorur librat, ndërveprimin midis stafit dhe komunitetit lokal, fleksibilitetin e hapësirave dhe shërbimeve, përkushtimin për të mësuar dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Për projektuesit, çmimi u mor pikërisht sepse u zgjodh një model që e bën bibliotekën një zgjerim të banesës, me kolltuqe dhe hapësira që i ftojnë njerëzit të ndihen si në shtëpinë e tyre. Kapaciteti është 800 banorë, por në disa raste kanë qëndruar deri në 1300 njerëz.

Risia e Gabriel García Márquez është "turizmi bibliotekar", me njerëz që vijnë për të bërë fotografi të ndërtesën unike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB