Bota

Pamjet e saj e torturuar bën xhiron e rrjetit, Shani Luke gjendet e vdekur në Izrael

Familja e saj ka konfirmuar vdekjen, fillimisht në media ishte deklaruar se ajo ishte plagosur rëndë

E.K
Pamjet e saj e torturuar bën xhiron e rrjetit, Shani Luke gjendet e vdekur
E reja Shani Louk

GAZA- Ka vdekur 22-vjeçarja gjermano-izraelite Shani Louk, një nga pengjet e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e vajzës, siç raporton gazeta Bild. “Fatkeqësisht morëm lajmin se vajza ime nuk jeton më”, tha nëna e saj Ricarda për mediat gjermane. Vajza e re ishte në festivalin ku nisi dhe sulmi nga Hamasi. Menjeherë pas rrëmbimit u publikua një video e saj, në të cilën terroristët e transportonin të pafuqishme dhe gjysmë të zhveshur në një kamionçinë.

Javët e fundit u dha informacioni se  ajo ishte ende gjallë, por "e plagosur rëndë" në një spital në Gaza. Familja i kishte bërë disa thirrje qeverisë gjermane me shpresën për ta gjetur atë, shpresa të cilat janë shuar me deklarimin e vdekjes së saj.

Rreth 200 persona dyshohet se janë marrë peng nga Hamasi, prej më shumë se 3 javësh, ndërkohë që qeveria izraelite ka lënë pas dore operacionet për lirimin e tyre, duke mos pranuar armëpushimin.

Poll

MOS HUMB