
GREQI- Disa muaj pasi fitoi zgjedhjet për të qeverisur i vetëm, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis rifreskoi këtë të mërkurë Qeverinë duke larguar disa ministra e duke rikthyer të tjerë. Ndryshimi i pare erdhi në Ministrinë e Mbrojtjes Civile, ku u largua Giannis Oikonomoun dhe u rikthye Michalis Chrysochoidis, i cili dorëzoi ‘portofolin’ e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lëvizja e Chrysochoidis nga Ministria e Shëndetësisë bëri që dy zyrtarë të tjerë të qeverisë të kthehen në postet që kanë mbajtur më pare në qeveri. Adonis Georgiadis rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka shërbyer edhe në kohën e kryeministrit të Antonis Samaras (2013-2014), ndërsa pozicionin e tij në krye të Ministrisë së Punës do ta marrë Domna Michailidou, zv.ministrja e Arsimit.
Strukturës së qeverisë iu shtuan dy persona të rinj që zunë poste në kabinet për herë të pare, deputeti i Ilias Andreas Nikolakopulos pasoi zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile Kostas Katsafados, i cili mbeti jashtë qeverisë, si dhe ministri epror i tij, Yannis Oikonomou, ndërsa Ioanna Lytrivi do të marrë detyrën që Domna Michailidou kishte si zëvendësministre e Arsimit.
Ndryshimet:
-Ministria e Mbrojtjes Civile: Ministri Michalis Chrysochoidis, Zëvendësministri Andreas Nikolakopoulos
- Ministria e Shëndetësisë: Ministri Adonis Georgiadis
- Ministria e Punës dhe Sigurimet Shoqërore: Ministrja Domna Michailidou
- Ministria e Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve: Zëvendësministrja Ioanna Lytrivi
- Zëvendësministre pranë Kryeministrit dhe përfaqësues i qeverisë: Pavlos Marinakis
Betimi para Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou do të bëhet nesër, të enjten 4 janar ora 18:00./ZËRI