
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është takuar këtë të premte me Andrei Troshev, një nga ish-komandantët më të lartë të grupit mercenar Wagner. Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se Troshev tani punon për ta.
Troshev është një ish-ndihmës i Yevgeny Prigozhinit, i cili vdiq pas rrëzimit të avionit të tij privat në gusht. Vdekja e tij vijon të shoqërohet me mister pas rrëzimi i avionit erdhi pak kohë pas rebelimit të tij ndaj ushtrisë ruse.
Raportohet se gjatë takimit, Putini i kërkoi Troshevit të mbikëqyrte njësitë luftarake vullnetare në Ukrainë. Takimi vjen ndërsa Putin përpiqet të rikthejë autoritetin e tij pas rebelimit të Ëagnerit në qershor./Zëri