Bota

Putin 'dhëmbë për dhëmbë' me Biden

Putin tha se Rusia nuk kishte asnjë interes të luftojë më aleancën ushtarake perëndimore.

E.K
Putin 'dhëmbë për dhëmbë' me Biden
Joe Biden dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin reagoi këtë të dielë pas deklaratave të bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Boiden, se Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s. Sipas shefit të Kremlinit kjo është një marrëzi ndërsa deklaratat i cilësoi si të pakuptimta. Putin tha se Rusia nuk kishte asnjë interes të luftojë më aleancën ushtarake perëndimore.

Vladimir Putin: Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s.

Çfarë tha Biden sot?

Joe Biden duke folur në Kapitol Hill në një fjalim që synonte të bindte republikanët të mbështesin ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, është shprehur se: Nëse Putini merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq. Putini do të sulmojë një vend të NATO-s dhe më pas ne do të kemi diçka që nuk e kërkojmë dhe që nuk e kemi sot: trupat amerikane që luftojnë trupat ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB