Bota

Zgjedhjet serbe/ Prishtina: Qytetarët e Luginës të votojnë masivisht

Ish-kryetarja e Preshevës, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ardita Sinani tha se shqiptarët e Luginës duhet të votojnë masivisht në zgjedhjet serbe.

D.XH
Zgjedhjet serbe/ Prishtina: Qytetarët e Luginës të votojnë
Ardita Sinani

KOSOVË- Ish-kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin e të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, që po mbahen këtë të diel. Sinani, e cila është këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, tha se pret rezultate të mira

“Është ditë e veçantë, ftoj të gjithë qytetarët e Luginës që masivisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, për të deleguar njerëzit e duhur, cilësor, të cilët mbrojnë interesat e qytetarëve të Luginës. Njerëz të rreshtuar drejt për t’i mbrojtur qytetarët e Luginës. Ftoj të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Sinani.

Ajo nuk iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, që ka akuzuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se po bën ndarje në Luginën e Preshevës. “Deklaratat e thëna janë të pavërteta. Por, sot është festë, s’kemi të drejtë të merremi me komente të tilla, nuk na lejon etika. Ftojmë qytetarët masivisht të votojnë për deputetë cilësorë e të rreshtuar drejt për t’i mbrojtur interesat kombëtare dhe qytetarët e Luginës pa dallim. Përqindja deri pak më përpara ishte e ulët. Por, në Preshevë është praktikë që deri në ora 1 përqindja të jetë e ulët, e më pas të ketë numër më të madh të votuesve. Presim rezultate konkrete e shumë të mira”, ka thënë Sinani.

Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare ku shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit po garojnë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB