Bota

Publikohet draft-statuti i BE-së (Dokumenti i plotë)

Draft-Statuti ka gjithsej 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj. Asociacioni do të krijojë simbolet e veta zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë. Në përputhje me ligjin në fuqi, Asociacioni do të ketë të drejtë të bashkëpunojë, brenda fushave të kompetencave të anëtarëve të vet, me komunat dhe institucionet, duke përfshirë agjencitë qeveritare, në Serbi.

k.m.
Publikohet draft-statuti i BE-së (Dokumenti i plotë)
Burim Ramadani

KOSOVË- Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri. Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe sipas tij, Kosova duhet të fitojë fillimisht diçka shumë të madhe për zbatimin e tij. Ai thekson se ky është saktësisht draft-statuti që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti, teksa ka publikuar elementet, që siç thotë ai, përmban drafti

Drafti i publikuar nga Ramadani do të quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe selinë do ta ketë në Mitrovicën e Veriut, vetëm nëse komunat anëtare vendosin ndryshe më pas. Draft-Statuti ka gjithsej 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj. 

Pikat kryesore të draftit:

-Asociacioni, i themeluar me këtë Statut, ofron një kornizë vetë-menaxhuese për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Korniza përfshin mbështetjen e ofrimit të shërbimeve të koordinuara në fusha specifike, me mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia dhe një kanal efektiv komunikimi i drejtpërdrejtë për komunitetit serb të Kosovës në Qeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

-Asociacioni ka personalitet juridik, në përputhje me ligjin në fuqi, dhe kapacitetin juridik të nevojshëm sipas ligjit të Kosovës për të përmbushur objektivat e saj, duke përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të pasur kompani në bashkëpronësi që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontratat e punës, si dhe të padisë dhe të paditet.

-Asociacioni do të krijojë simbolet e veta zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë. Në përputhje me ligjin në fuqi, Asociacioni do të ketë të drejtë të bashkëpunojë, brenda fushave të kompetencave të anëtarëve të vet, me komunat dhe institucionet, duke përfshirë agjencitë qeveritare, në Serbi.

-Një bashkëpunim i tillë mund të marrë formën e ofrimit nga institucionet serbe të asistencës financiare dhe teknike, duke përfshirë pajisjet, në zbatimin e kompetencave komunale. Donacionet e mallrave dhe pajisjeve nga Serbia do të përjashtohen nga çdo taksë ose detyrim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për të lexuar të plotë draftin klikoni KËTU.

Publikimi vjen pas diskutimeve të shumta rreth Draftit të Asocaicionit dhe pas akuzave se ai po mbahet i fshehtë. Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e refuzoi. Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB