Bota

Lufta/ 'Fiket' spitali kryesor i Gazës, 39 foshnja në rrezik

Për pasojë 39 foshnja të porsalindura rrezikojnë jeten, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

E.K
Lufta/ 'Fiket' spitali kryesor i Gazës, 39 foshnja në rrezik
Spitali

GAZA- “Fiket” spitali kryesor i Gazës. Raportohet se komunikimet janë ndërprenë dhe të gjithë gjeneratorët e spitalit janë fikur ndërsa ushtria izraelite ka rrethuar godinën. Për pasojë 39 foshnja të porsalindura rrezikojnë jeten, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Ndërsa në “fije të perit” është dhe jeta e dhjetërave të plagosurve që marrin mjekim në spital. Sipas ushtrisë izraelite spitali është selia e Hamasit, ku fshihet edhe lideri i fraksionit të armatosur, Jahya Sinëar. Por kjo nuk është konfirmuar ende.

Lufta e nisur prej 7 tetorit deri më tani ka marrë jetën e 12 mijë palestinezve, gjysma prej të cilëve fëmijë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë sërish alarmin për gjendjen në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për armëpushim,. Por deri më tani Izraeli e ka refuzuar këtë kërkesë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB