Bota

Pse Egjipti nuk po e hap kufirin me Gazën

Analisti shton se një zhvendosje e palestinezëve nga Gaza në Sinai është përfolur si opsion, por Egjipti është totalisht kundër.

E.K
Pse Egjipti nuk po e hap kufirin me Gazën
Pamje nga kufiri i Egjiptit

EGJIPT- Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet në prag të një mësymje të ushtrisë izraelite në Gaza, është se pse Egjipti nuk po e hap kufirin e tij verior me Rripin e Gazës dhe nuk po lejon refugjatët palestinezë të hyjnë.

Analisti ushtarak Michael Clarke i është përgjigjur kësaj pyetjeje në The Guardian dhe ka bërë një analizë të asaj që po ndodh në Izrael. Clarke tha se qëllimi që kufiri po mbahet i mbyllur është për shkak të izoluar militantët e Hamasit në mënyrë që ata të mos largohen nga Rripii Gazës.

“Kalimi në Egjipt është i mbyllur dhe izraelitët ndoshta duan ta mbajnë atë të tillë,” tha ai, duke shpjeguar se shkak është prirja për të ndaluar militantët e Hamasit që të arratisen.

“Egjiptianët absolutisht nuk duan ta hapin atë sepse nuk duan problemin e refugjatëve. Ata nuk duan që një Gazë tjetër të zhvillohet në gadishullin Sinai”, tha ai.

Analisti shton se një plan për një zhvendosje e palestinezëve nga Gaza në Sinai është përfolur si opsion, por Egjipti është totalisht kundër.

“Kjo është sugjeruar – pse nuk i zhvendosim qytetarët nga Gaza në Sinai?” Jo, thonë egjiptianët, absolutisht jo”, tha Clarke.

Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 1050.

Poll

MOS HUMB