Bota

"Provokacija"/ Shqiptarët provokojnë...hakojnë "billbordin" e qytetit në Serbi, nisin hetimet

Në vendin ku zakonisht reklamohen produkte, kësaj herë u shfaq një shqiponjë e zezë dykrenare, e cila mbyt një shqiponjë të bardhë, simbolin e flamurit serb.

k.m.
"Provokacija"/ Shqiptarët provokojnë...hakojnë
Shqiponja

SERBI- Hakerimi i një prej "billboards" reklamuese në qytetin e Valjevës ka shqetësuar qytetarët serbë. Në vendin ku zakonisht reklamohen produkte, kësaj herë u shfaq një shqiponjë e zezë dykrenare, e cila mbyt një shqiponjë të bardhë, simbolin e flamurit serb.

Fotoja është publikuar në faqen e Instagramit "valjevo_live".

"Billboardi në qendër të qytetit. Supozohet se është hakuar dhe se ky është një nga provokimet,"-shkruhet krahas postimit.

Në komente ka shkruar edhe një person që pretendohet se është pronari i pikës së reklamimit, i cili pretendon se rastin e ka referuar në Polici.

POSTIMI I INSTAGRAM: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALJEVO - LIVE (@valjevo_live)

"Unë jam pronari i billbordit që u hakua mbrëmë. Sapo e mora vesh, e mbylla, dhe për rastin do të lajmëroj organet kompetente,"-sqaroi ai.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për "hakerimin", por megjithatë nuk ka zgjatur shumë./ZËRI

Poll

MOS HUMB