
DANIMARKË- Pas protestave të dhunshme ku disa persona kanë djegur dhe Kuranin, Danimarka merr masa. Kështu këtë të enjte Parlamenti ka miratuar një ligj, që dënon me gjonë deri në 2 vjet burg, ata që djegin librin e shenjtë të fesë islame. Djegia e Kuranit gjatë protesta nxiti reagime të forta nga vendet islamike.
Ky ligj mori 94 vota pro dhe 77 kundër. Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit, raporton REL. Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.
“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë, dhe me arsye… në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.
Koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.
Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi. Së fundmi dhe Suedia po diskuton për jjë ligj të tillë./ZËRI