Bota

Orë 'tmerri' në ajër, 14 të plagosur pas turbulencave në fluturimin Australi-Dubai

Pavarësisht paralajmërimit të kapitenit për turbulencat, pasagjerët nuk kanë pasur mundësi të marrin masa duke u përballur me “tmerrin” që do vinte më pas.

E.K
Orë 'tmerri' në ajër, 14 të plagosur pas
Dëmtimet në avion

DUBAI- Të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur pas turbulencave të forta që shoqëruan fluturimin e avionit të ‘’Fly Emirates’’ nga Australia në Dubai. Mes të plagosurve janë dhe anëtarë të ekuipazhit. Pavarësisht paralajmërimit të kapitenit për turbulencat, pasagjerët nuk kanë pasur mundësi të marrin masa duke u përballur me “tmerrin” që do vinte më pas.

Sipas dëshmive, ata nuk kishin mundësi të lidhnin rripin e sigurimit apo të ulnit kokën pasi turbulenvcat ishin të forta. Kjo dëshmohet dhe nga pamjet, ku duken dhe dëmtimet që ka pësuar avioni.

Orë 'tmerri' në ajër, 14 të plagosur pas
Një nga të plagosurit
Orë 'tmerri' në ajër, 14 të plagosur pas
Dëmtimet në avion
Orë 'tmerri' në ajër, 14 të plagosur pas
Dëmtimet në avion

Pasi avioni më në fund u ul në pistë, mjekë dhe infermierë u dhanë ndihmën e nevojshme pasagjerëve dhe ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime serioze./ZËRI

Poll

MOS HUMB