Bota

PROFIL: Kush është bashkëpunëtorja më e ngushtë e Trump

Asistentja 32-vjeçare e Donald Trump, Natalie Harp, është personi tek e cila ai ka besim të plotë.

k.m.
PROFIL: Kush është bashkëpunëtorja më e ngushtë e
Natalie Harp

SHBA- Ajo ka flokë të gjatë, është e imët, pikëpamjet e saj konsiderohen të ashpra dhe kontakti i saj i parë me ish-presidentin amerikan filloi me një aventurë të madhe shëndetësore. Asistentja 32-vjeçare e Donald Trump, Natalie Harp, është personi tek e cila ai ka besim të plotë. Harp është bërë dora e djathtë e Trump për një arsye shumë specifike siç shkruajnë mediat amerikane: Sa herë që shoqëron miliarderin amerikan, ajo mban me vete tre gjëra, një printer "portativ", letër A4 dhe bateri.

PROFIL: Kush është bashkëpunëtorja më e ngushtë e
Natalie Harp dhe Donald Trump

Puna e saj është si më poshtë: Ajo monitoron gjithçka që del në internet dhe veçanërisht në rrjetet sociale, dhe më pas përzgjedh ato që ndoshta shqetësojnë ose thjesht mund të jenë me interes për 77-vjeçarin dhe i printon ato.

Kjo pasi ish-presidenti amerikan preferon të lexojë lajme në shtyp dhe jo në internet, ndaj ndihma e Harp konsiderohet e vlefshme.

PROFIL: Kush është bashkëpunëtorja më e ngushtë e
Natalie Harp

Gazeta BILD shkruan: Nëse doni që Trump të lexojë diçka, duhet të kontaktoni me Natalie Harp. Atij nuk i pëlqen të lexojë në celular dhe ajo e di se çfarë dëshiron ish-presidenti të lexojë. Harp i kushton vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me mashtrimin zgjedhor, si dhe armiqtë e Trump. Ajo është pranë tij gjatë gjithë kohës: kur ai është duke luajtur golf, në rezidencën e tij në Florida, në sallat e gjyqit, në fushatë.

PROFIL: Kush është bashkëpunëtorja më e ngushtë e
Natalie Harp dhe Donald Trump

Në vitin 2019, në një emision në rrjetin amerikan Fox, Natalie foli për betejën e saj të vështirë personale me kancerin e kockave. Trump kishte nënshkruar një ligj kur ishte president për të drejtën e aksesit në trajtime eksperimentale për pacientët që plotësonin disa kritere. Mjekët i kishin thënë Harps se ajo nuk kishte shumë shpresë por falë ligjit të Trump iu shpëtua jeta.

“Pa ty, zoti President, do të kisha vdekur”, i shkruante Harp në një letër falënderimi.

Dhe kur Trump e pa atë në një foto, ai u emocionua dhe e ftoi atë në Uashington. Tani, 32-vjeçarja amerikane i përket grupit të fushatës republikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB