
BRITANI E MADHE-Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA, raportojnë mediat e huaja.
Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë ‘baza’ e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar. Kjo është edhe data kur Duka i Sussex tha se filloi të jetonte në Amerikë.
Edhe pse është e paqartë nëse heqja dorë nga rezidenca e tij britanike do të ndikojë në ndonjë nga titujt e tij, ai mund të ketë mundësinë ta diskutojë këtë çështje me babain e tij muajin e ardhshëm gjatë vizitës në Londër . Pavarësisht ndryshimit ligjor, Harry shpjegoi në dhjetor 2023 se ai ende e konsideronte Mbretërinë e Bashkuar si "shtëpinë" e tij, por ndjehej "i detyruar" të ikte në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
/ZËRI