Bota

'Dinari'! Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes kryenagociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

f.t
'Dinari'! Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes
BESNIK BISLIMI, MIROSLAV LAJÇAK DHE PETAR PETKOVIÇ

BRUKSEL- Për herë të pestë në Bruksel janë takuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Por sërish takimi ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në./ZËRI

Poll

MOS HUMB