
EKUADOR- Forcat e sigurisë në Ekuador kanë nisur një operacion në një kompleks burgjesh në qytetin port të Guayaquil. Ushtarët dhe oficerët e Policisë kanë hyrë në objekt dhe pretendojnë se kanë rivendosur rendin pas një jave trazirash. E gjitha pasi ka nisur pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka thënë se qeveria e tij është në luftë me bandat dhe krimin e organizuar. Në fillim të këtij muaji, kreu i bandës Adolfo Macías Villamar, i njohur si "Fito", u arratis nga i njëjti kompleks burgjesh. Sesi ende nuk dihet, deri më tani dy roje burgu janë akuzuar se e kanë ndihmuar të arratiset.
Tashmë duket se trupat duket se kanë marrë përsëri kontrollin e burgut, i cili konsiderohet baza e aksioneve për bandat e drogës në Guayaquil. Lëvizja e fundit e qeverisë vjen menjëherë pas vrasjes së një prokurori, César Suarez, i cili po hetonte pengmarrjen në një stacion televiziv lokal në Guayaquil.
Në fillim të këtij viti, arratisja e kreut të bandës së drogës "Fito" nga burgu La Regional shkaktoi një valë dhune si brenda sistemit të burgjeve ashtu edhe në rrugë. Policia kishte hyrë në burg më 7 janar duke kërkuar ta transferonte Fiton në një krah të sigurisë më të lartë brenda të njëjtit kompleks, por e gjeti qelinë e tij bosh./ZËRI