
TEL AVIV- Ka pasur një plan për të vrarë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes të vendit, Yoav Gallad dhe drejtorin e Shin Bet, Ronen Bar. Kështu pretendon Izreali. Sipas mediave vendase, plani ishte thurur nga Irani me ndihmën e një biznesmeni izraelit. "Ndihmësi" ishte 73-vjeçari Moti Maman.

Sipas Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme izraelite), përpjekjet iraniane për të vrarë një nga tre objektivat u intensifikuan pas vrasjes së Ismail Haniyeh në Teheran. I njëjti burim zbulon se ai kishte kaluar një kohë të konsiderueshme duke jetuar në Turqi dhe kishte marrëdhënie financiare si me turqit, ashtu edhe me iranianët për të kryer planet e vrasjes në Izrael.
Udhëtimi i parë në Iran
Prillin e kaluar, në fakt, dy turq, Andrei Farouk Aslan dhe Guneid Aslan, dyshohet se kontaktuan biznesmenin izraelit duke e ftuar në vendin e tyre. Kështu ai do mund të takohej me një iranian të pasur të quajtur Edi.
Por kur dy turqit i thanë biznesmenit izraelit se Edi nuk mund të udhëtonte nga Irani në Turqi, ai pranoi shkonte ai në Iran. Të njëjtat informacione thonë se biznesmeni nga Izraeli kishte kërkuar fillimisht një milion dollarë.
Udhëtimi i dytë në Iran
Udhëtimi i dytë u bë gushtin e kaluar, ku biznesmeni dyshohet se ka marrë shumën prej 5000 euro si paradhënie për të filluar përgatitjet për projektin. Në atë udhëtim izraeliti, emri i të cilit nuk u përmend nga Shin Bet, përsëri udhëtoi "kontrabandë" nga Turqia në Iran, këtë herë me kamion. Përveç Edit, takoi edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë iraniane.
Në këtë takim, atij dyshohet se iu kërkua të regjistronte lokacione në Izrael dhe të mblidhte informacione. Në të njëjtin takim, biznesmeni izraelit thuhet se u pyet gjithashtu nëse ai mund të rekrutonte rusë dhe amerikanë për të vrarë disidentët iranianë në Evropë dhe SHBA.
Aktualisht, ai është marrë nën akuzë./ZËRI