Bota

Pheniani dërgon 600 balona mbeturinash në Korenë e Jugut brenda natës, çfarë përmbanin

Që nga e marta, kur filloi këtë aksion, Koreja e Veriut ka dërguar gjithsej 900 balona në Jug, sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut.

E.K
Pheniani dërgon 600 balona mbeturinash në Korenë e Jugut brenda
Plehrat

Koreja e Veriut dërgoi gjatë natës rreth 600 balona të mbushura me plehra, nga bishtat e cigareve te plastika, në Korenë e Jugut fqinjë, të cilat u mblodhën pasi ranë në tokë, tha sot ushtria e Koresë së Jugut. Që nga e marta, kur filloi këtë aksion, Koreja e Veriut ka dërguar gjithsej 900 balona në Jug, sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut.

“Koreja e Veriut ka nisur sërish dërgimin e balonave plot me mbeturina në Korenë e Jugut” të shtunën mbrëma në orën 20:00 njoftoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë.

“Rreth 600 balona u pikasën, me 20 deri në 50 balona që fluturonin çdo orë”, tha ai. Këto balona u ulën në provincat veriore të Koresë së Jugut, por edhe në Seul dhe provincën e saj fqinje Gyeonggi.

Seuli të mërkurën dënoi atë që e përshkroi si veprim "të nivelit të ulët", me Ministrinë e Unifikimit të Koresë së Jugut paralajmëroi të premten se do të ndërmerren veprime nëse Pheniani nuk i ndalonte këto provokime "absurde". Sot balonat përmbanin "mbeturina të tilla si bishta cigaresh, copëza letre, copa lecke dhe plastikë", tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, duke theksuar se "asnjë substancë e rrezikshme nuk u zbulua".

“Ushtria jonë po kryen operacione vëzhgimi dhe zbulimi në zonat nga janë lëshuar balonat, duke i gjurmuar dhe mbledhur pjesët që bien, duke i dhënë përparësi sigurisë publike”, shtoi i njëjti burim.

Shtabi i përgjithshëm ushtarak i Koresë së Jugut u kërkoi qytetarëve që "të shmangin çdo kontakt me këto mbeturina". Autoritetet lokale në Seul dërguan të shtunën një mesazh paralajmërues për banorët e qytetit pasi balona të reja u vunë re për praninë e "një objekti të paidentifikuar, që besohet të jetë fletëpalosje propagandistike e Koresë së Veriut".

Pheniani kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se këto balona ishin "dhurata të sinqerta", që synonin t'i përgjigjeshin dërgimit të balonave propagandistike në tokën e tij me mesazhe kundër liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un nga Koreja e Jugut. Koreja e Veriut ka shprehur prej kohësh indinjatën e saj për këtë veprim të aktivistëve të Koresë së Jugut, të cilët shpesh dërgojnë tullumbace me para, oriz ose USB me seriale të Koresë së Jugut në vendin fqinj./ZËRI

Poll

MOS HUMB